Bujanoc: Kush janë 6 këshilltarët shqiptarë që tentuan t’ia mundësojnë SNSit formimin e një shumice të re?
Seanca e dytë me radhë e KK të Bujanocit sot ishte përcjell me interesim të jashtëzakonshëm nga mediat serbe, JO për inkuadrimin e komunës së Bujanocit në rrjetin e komunave shqiptare në rajon por për rrëzimin e pushtetit dhe krijimin e një shumice të re qeverisëse.
Sipas mediave serbe, kësaj radhe SNS-in e tradhtoi SPS-i përderisa 6 këshilltarë shqiptarë ishin gati ti qëndrojnë besnik SNS-it për një shumicë qeverisëse në komunën e Bujanocit.
Sipas mediumit serb Republika, shumicën në Kuvendin Komunal do të kishin mundur ta përbëjnë serbët nëse këtë nuk do ta kishin kundërshtuar këshilltarët e SPS-it.
Sipas informacioneve të këtij mediumi, deri te ndryshimi i qeverisjes lokale në Komunën e Bujanocit ka mundur të vijë pasi që 6 këshilltarët e pakënaqur, kryesisht djem të rinj, kanë ardhur në idenë që ta ndryshojnë koalicionin gjithshqiptarë që udhëheq me komunën e Bujanocit.
Sipas burimit të këtij mediumi njohës i ngjarjeve në komunën e Bujanocit, ka ekzistuar formula matematikore sipas të cilës serbët praktikisht do të kishin marrë udhëheqjen e Bujanocit nëse këtë nuk do ta kishin parandaluar këshilltarët e socialistëve.
Kuvendi Komunal në Bujanoc numëron 41 këshilltar, për krijimin e shumicës nevojiten 21, dhe kjo do të ishte e mundur nëse llogaritet se SNS i ka 10 këshilltarë, SPS 3, ndërsa romët 2, kur këtyre ti shtoheshin 6 këshilltarët e pakënaqur shqiptarë, kjo do të thotë se shumica qeverisëse do të kishte mundur të ndryshoj, ka thënë ky burim për mediumin serb.
Sipas tij, këtij plani të përpunuar e kanë kundërshtuar këshilltarët e SPS-it, Stojança Arsiq dhe Vasko Maniq, të cilët në radhët e socialistëve kanë ardhur nga Grupi i Qytetarëve, por nuk ka përmendur se 6 këshilltarët shqiptar e kanë kundërshtuar një gjë të tillë.
Sipas këtij mediumi, shumica në KK të Bujanocit do të mbetet e njëjtë vetëm se vendimi i këshilltarëve të SPS-it do të jetë marri e përjetshme.
Sa do të jetë marria e 6 këshilltarëve shqiptar dhe cilët janë ata që tentuan ta tradhtojnë votën e sovranit kjo do të zbardhet ditëve në vijim. /Lajmi-AL/