Lajme

Nga e Mërkurja në të gjithë Serbin do të mund të vaksionoheni me vaksinën Pfizer pa bërë termin

Nga sot në Beograd dhe Novi Sad, dhe nga e mërkura në të gjithë Serbinë, do të jetë e mundur të vaksinoheni me vaksinën Pfizer pa bërë termin.

– Ne po përpiqemi të mundësojmë të njëjtën gjë me vaksinën Sputnik nga e mërkura në Beograd dhe Novi Sad, dhe nga e enjtja dhe e premtja në të gjithë Serbinë.

Vetëqeverisjet lokale do të përfshihen në aksion për të ftuar qytetarët në vaksinim – thuhet në njoftimin e Qeverisë së Serbisë.

Këto kushte, siç kemi mësuar, do të zbatohen vetëm për shtetasit vendas dhe të huajt me vendbanim të përhershëm, jo me regjistrimin e vendbanimit për disa ditë.