Bashkësia Islame në Preshevë, paraqet udhëzimet për Ramazan
Duke pasur parasysh situatën aktuale me koronavirus, si dhe afrimin e Ramazanit me masa dhe rekomandime të posaçme epidemiologjike të organeve kompetente shtetërore dhe organeve të Bashkësisë Islame të cilat akoma janë aktuale, pas konsultimeve me kryeimamët dhe me kryetarët e mexhliseve, Meshihati i Bashkësisë Islame jep këtë udhëzim:
1. Nëpër të gjitha xhamitë maksimalisht të respektohen masat epidemiologjike dhe instruksionet e organeve profesionale shtetërore dhe të organeve të Bashkësisë Islame, siç janë: mbajtja e distancës, bartja e maskës mbrojtëse, përdorimi i sexhadës personale dhe marrja e abdestit në shtëpi. Obligohen imamët dhe këshillat e xhemateve që nëpër xhamitë e tyre qartazi të evidentojnë vendin ku falet namazi.
2. Me qëllim të shkurtimit të kohës të qëndrimit nëpër xhamia, namazin e teravihëve duhet falur me tetë rekatë, duke dhënë selam pas katër rekateve. Imamët gjatë faljes së namazit të jacisë dhe gjatë faljes së teravihëve duhet ta shkurtojnë leximin duke duke kënduar një sure të shkurtër, një ajet të gjatë ose tre ajete të shkurtëra kur’anore. Farzin e jacisë duhet falur menjëherë pas thirrjes së ezanit, ndërsa para teravihëve duhet falur dy rekate sunnet të fortë të jacisë.
3. Ligjëratat e teravihëve imamët duhet t’i mbajnë para hyrjes së kohës së namazit të jacisë, ndërsa me rastin e vizitave të delegacioneve zyrtare të këshillave ose të Meshihatit të Bashkësisë Islame ato mbahen pas thirrjes së ezanit dhe pastaj do të nisë falja e farzit të jacisë.
4. Duaja e namazit duhet të bëhet pas faljes së vitrit, pa tërheqjen e tesbihëve bashkërisht.
5. Në të gjitha xhamitë në të cilat falen pesë namazet ditore, gjatë Ramazanit imamët do të këndojnë mukabele me xhematin e tyre.
6. Duaja e namazit të xhumasë duhet të bëhet pas faljes së farzit të xhumasë, ndërsa hutbeja duhet të zgjasë gjithsej pesë minuta.
7. Pas faljes së namazit duhet bërë dezinfektimin e rregullt, pastrimin dhe ajrosjen e xhamive, si dhe të shmangen qëndrimet dhe ndejat e panevojshme të xhematlinjëve nëpër xhamia.
8. Iu ndalohet ardhja në xhami personave me simptoma të sëmundjeve dhe ata namazet ditore do t’i falin nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa në vend të namazit të xhumasë do ta falin namazin e drekës.
9. Iu rekomandohet personave të moshuar që të gjitha namazet ditore t’i falin nëpër shtëpitë e tyre, që prindërit mos t’i sjellin në xhami fëmijët e tyre më të vegjël se shtëtë vjeç, e posaçërisht për faljen e namazit të teravihëve dhe të xhumasë.
10. Organizimin e iftareve të përbashkëta duhet zëvendësuar me aktivitete humanitare në territorin e xhematit dhe të mexhlisit.
11. Mbajtja e mësimit fetar nëpër mektebe duhet përshtatur me vendimet e organeve kompetente shtetërore mbi realizimin e mësimit për moshat parashkollore dhe shkollore.
12. Gjatë ligjëratave të Ramazanit posaçërisht duhet vërë theksin te: uniteti i muslimanëve, rëndësia e veprimit preventiv, ruajtja e shëndetit dhe qasja për të gjetur shërim, solidariteti i ndërsjelltë, rëndësia e të qenurit e fortë Bashkësia Islame dhe rëndësia e veprimit institucional, si dhe sqarimi i rekomandimeve : të faljes së namazit, agjërimit, zekatit dhe sadekatul-fitrit, promovimi i Beju-l-malit dhe i rezultateve të aksioneve të deritanishme në fushën fetare, edukativo-arsimore dhe atë humanitare.
13. Obigohen imamët dhe këshillat e xhemateve që të shtojnë përfshirjen e tyre në zbatimin e masave të caktuara.
Shërbimi fetaro-arsimor i Meshihatit.