Lajme

Qeveria e tërheq ‘Ligjin për Zgjedhje’, së shpejti pritet zgjedhja e Presidentit!

Lëvizja Vetëvendosja është tërhequr nga ideja e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Kështu ka njoftuar kryetari i Kuvendit, njëherit u.d.Presidentit Glauk Konjufca.

Ja kumtuesa e plotë:

Vendi ynë kaloi nëpër një rrugë të ndërlikuar politike e sociale këto dy vitet e fundit. Në zgjedhjet e vitit 2019 hymë për shkak të dorëheqjes së Kryeministrit. Kurse më 2020, pas negociatave të gjata për krijimin e koalicionit qeverisës, partneriteti nuk zgjati as dy muaj. Në krye të vendit erdhi një Qeveri e cila fatkeqësisht u shpall antikushtetuese nga Gjykata jonë Kushtetuese. Dhe vendi shkoi sërish në zgjedhje.

Përkundër kësaj, Republika jonë vendosi standarde të lakmueshme të demokracisë nga kuptimi i ndershmërisë dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve të lira. Bashkimi Evropian, ShBA-të dhe të gjitha shtetet që i ndihmuan Kosovës gjatë procesit të çlirimit dhe pastaj shtetndërtimit, e vlerësuan dhe e çmuan procesin tonë zgjedhor