Të fundit

APN: Ambiciet tona për udhëheqje pa “paterica” nuk janë plotësuar, vendimi pritet shpejt

Alternativa për Ndryshim, fituese e zgjedhjeve të parkoshme lokale ne Prehsevë përmes një deklarate të publikuar në Facebook sqaron për hapat e mëtutjeshëm për formimin e qeverisjes lokale. Kjo është deklarata e plotë në Facebook: 28 Marsi 2021 ka vërtetuar edhe njëherë se Presheva ka zgjedhur rrugën para duke votuar Alternativën për Ndryshim kundrejt atyre që kanë zhvatur vendin tonë në tre dekadat e fundit. Së pari ju falënderojmë nga zemra të gjithë aktivistët e Alteranativës, anëtarët e subjektit tonë si dhe gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës për angazhimin dhe përkrahjen e Alternativës në këto suaza të rënda politike. Në këtë situatë të jashtëzakonshme të sfiduar me pandeminë globale Alternativa ka fituar zgjedhjet, ndërsa ambicjet tona për udhëheqje pa “paterica” nuk janë plotësuar. Kundër ketyre ambicjeve tona kanë punuar gjitha mekanizmat shtetërore, subjektet politiko-ekonomike që janë të lidhura ngusht me struktura të korruptuara që kanë blerë vota për të thyer vullnetin e qytetarëve të Komunës së Preshevës. Dhe mbi të gjitha kësaj here në kohë pandemie ka munguar diaspora jonë e dashur që sjell vendime definitive për të mirën e komunës së Preshevës. Jo rastësisht mekanizmat politike lokale në bashkëpunim me organet qendrore kanë vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen më 28 Mars atëherë kur diaspora shqiptare e ka pasur të pamundur pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale në Preshevë. Alternativa ditëve në vijim do të shqyrtoj me të gjitha organet e brendshme udhëheqëse partiake rezultatet e zgjedhjeve të fundit dhe do të sjellë vendime adekuate konform situatës së re politike të krijuar në vend. Si gjithmonë duke mos shkelur parimet dhe duke mos bërë kompromise në dëm të popullatës.