Lajme

Daçiq: Britania e Madhe qëndron prapa Prishtinës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic ka thënë se mbeshtetja e ndërkombëtarëve ka çuar në hartimin e platformës së Prishtinës dhe në mbajtjen e taksës.

Dacic ka thënë se disa shtete të BE’së i kërkojnë Ramush Haradinajt që të mos e pezullojë taksën

“Disa vende të BE-së, nuk dëshirojnë zgjidhje, dhe në mënyrë konstante i kërkojnë Ramush Haradinajt që të mos e pezullojë taksën”, ka thënë Daçiq

Ai thotë se Britania e Madhe nuk dënon këto veprime të Prishtinës dhe thotë që nuk do të ketë korrigjim të kufijve. Dhe Gjermania që gjithashtu nuk pajtohet me idenë e korrigjimit të kufijve dhe e mbështet atë se çfarë Haradinaj bën.

“Në Britani, në opinionin tonë, ata nuk e pëlqejnë idenë e një kompromisi. Ata nuk mendojnë që kjo çështje duhet të zgjidhet. Ata sugjerojnë zgjidhje të cilat e përfshijnë njohjen e Kosovës me kufijtë ekzistues”, thotë Dacici.

Duke vendosur taksën dhe duke miratuar Platformën e Dialogut, sipas tij Prishtina e ka bllokuar dialogun, dhe se pozicioni i Serbisë nuk do të ndryshojë derisa nuk pezullohet vendimi për taksën.

Sipas tij Platforma për Dialogun është shkruar në Prishtinë, por që është ndikuar nga një numër i madh faktorësh të cilët kanë shtuar diçka në atë platformë.

“Ajo platformë është një listë dëshirash që Serbia duhet ti plotësojë. Ajo platformë nuk nënkupton asgjë për ne, ne nuk do ta pranojmë asgjë nga ajo. Është një tregues se sa shumë ata janë kundër dialogut dhe zgjidhjes që do të vjen prej kompromisit”, ka thënë ndër të tjera Daçiq.

Ai ka thënë se Serbia do të ndërhyjë në rast se sulmohen serbët në Kosovë.

“Serbia nuk do të lejojë që të sulmohen serbët në veri të Kosovës. Sigurisht, ata nuk do të bëjnë ndonjë sulm në pjesët tjera të Kosovës, por veriu është obsesioni i tyre”, ka përfunduar ai.