Kronikë zgjedhore/ Arifi: Sot në Rahovicë gjetëm shpresë, vullnet e dashuri
Vota tek qytetari kërkohet duke prezantuar programin elektoral për ndërtimin e të ardhmes sonë e jo duke e kërkuar vota në baza të lokalizmit Në të këtë rast nga Rahovica pyesim kryetarin e LR-së, Sami Salihu se çfar ka bërë për Rahovicën, kend e ka ndihmuar ai përveç njerëzve të rrethit të tijë të ngushtë, ka thënë kështu në fjalimin me qytetarët në Rahovicë, Shqiprim Arifi
Ndërsa Skender Destani është shembulli më I mirë I dështimit, ai dëshmoi se nuk e ka përfaqësuar Rahovicën, qasja e tijë nuk ishte e Rahovicës sepse në një far mënyre ai përfaqësonte një BL që ishte vatër e UÇPMB-së ndërsa në anën tjetër i rrinte në krah Ragmi Mustafës derisa I japin mirënjohje Vuçiqit ka thënë Arifi. Ndërsa rikujtoj rovicasit se edhe Sami Salihu nuk përfaqëson Rovicën denjësisht përderisa për 4 vite ai bëri ndarje nga Mustafa, tradhtoi PVD-ën, tradhtoi edhe APN-në.
Kush do ti besojë tutje tha në Rahovicë sot Shqiprim Arifi. Kandidatja për këshilltare, Zana Osmani ka falemderuar kryetarin Arifi për realiyimin e projekteve që janë realizuar në Rahovicë. Edhe një ish luftëtar I UÇPMB-së falemderon pushtetin lokal me theks të veçant kryetarin Arifi për punët që kan bërë në fshatin e tyre. Gjatë qëndrimit sot në Rahovicë kryetari ka vizituar edhe muzen personal të Durak Osmani ku sëhtë njoftuar me artefaktet që janë të koleksionuara në këtë muze