Të fundit

Komuna e Preshevës shpall konkurs publik për OJQ-të dhe organizatat sportive

Komuna e Preshevës shpall konkurs publik për financimin e programeve vjetore dhe projekteve të shoqatave të qytetarëve, organizatave tjera joqeveritare dhe organizatave sportive me seli në territorin e Komunës së Preshevës.

Të drejtën e pjesëmarrjes në konkursin publik për financimin e programeve dhe projekteve e kanë shoqatat joqeveritare nga neni 3. i Rregullores e cila i përmbushë këto kushte:

  • ta ketë selinë në territorin e Komunës së Preshevës,
  • të jetë themeluar në pajtim me dispozitat me të cilat rregullohet themelimi i organizatave në sferën e shoqatave joqeveritare,
  • që programi ose projekti të realizohet në territorin e Komunës së Preshevës eventualisht edhe jasht saj, me kusht qe me aktivitetet e saja ta perfaqesoj komunen e Presheves (pjesmarrje ne gara, udhetime studiuese, seminare, konferenca etj.

Mjetet e kërkuara për çdo program, gjegjësisht projekt individual nuk mund të tejkalojnë shumën e 300.000,00 dinarëve.

Afati për parashtrimin e fletëparaqitjes në konkursin publik është 20 ditë nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve të Administratës komunale dhe në faqen zyrtare të Komunës së Preshevës në internet, i cili fillon të rrjedhë nga 16.03.2021 deri më 05.04.2021.
Formularët dhe dokumentet e nevojshme për aplikim i gjeni në linkun më poshtë: https://presevo.rs/ojq-2021/