Maqedoni

Tërmet në Maqedoninë Veriore, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë

Një tërmet me fuqi 4.6 të shkallës Rihter ka tronditur Maqedoninë e Veriut, ku lëkundjet e mëdha janë ndier edhe në Shqipëri e Kosovë.

Tërmeti thuhet të kishte epiqendër 18 km pranë Gostivarit. Ai është ndjerë edhe në disa qytete të Shqipërisë e Kosovës.

Sipas të dhënave, tërmeti ka qenë i magnitudës 4.6 i shkallës Rihter.

Thuhet se thellësia e tij ka qenë afro 2 kilometra.