ARKIVA

Pamje të rralla të shqiptarëve në Novi Pazar në vitin 1904 (VIDEO)

Një prej incizimeve më të rralla konsiderohet videoja që ndoshta është edhe e para e shqiptarëve në Novi Pazar, në vitin 1904.

Këto pamje janë pjesë e dokumentarit të gjatë realizuar nga Frank Mottershaw, regjisor i njohur britanik nga Sheffield dhe Arnold Muir Vilson.

Filmi i tyre pa zë, në 35 mm dhe 54:19 minuta ose 1,480 metrash i gjatë, u shfaq për herë të parë në Londër në dhjetor 1904 dhe në Serbi në prill 1905.

Kjo tokë ishte e banuar me shqiptarët autokton dhe nga viti 1881 deri me 1912 ishte pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës.

Pazari i Ri ( serbisht Novi Pazar) është kryeqytet i Sanxhakut. Është vendosur në kryqëzimin e lumenjve Joshanicë, Rashkë dhe Dezhevë, në një lartësi mbidetare 496 m. Është i rrethuar me malet e larta të Golijes, Rogoznës dhe Rrafshnaltës së Peshterrit. Në vitin 1991 Pazari i Ri ka pasur 85 500 banorë, ndërsa sot konsiderohet se i ka rreth 120 000 banorë.