Rashiq: Beogradi po i përdorë serbët e Kosovës, Lista Serbe është krijuar për këtë qëllim
Kryetari i Partisë Demokratike Progresive Serbe, Nenad Rashiq, ka thënë se Beogradi po i përdorë serbët e Kosovës dhe se Lista Serbe është krijuar që në fillim për këtë qëllim, transmeton Ministria Lajmeve.
“Beogradi i ka përdorur dhe po i përdor shumë serbët e Kosovës. Prej fillimit të Listës Serbe, kjo ka qenë e pritur, në momentin kur është krijuar e kemi pritë që kjo do të ndodhë. Në fillim nuk e kam besuar që do të ketë kaq fuqi dhe të shkojë në këtë nivel ekstrem. Prishtina, po ashtu, në fillim ka ndihmuar në procesin teknik të krijimit të partisë, si dhe nga KQZ-ja kemi pasë mundësi të një anëtari. Gjithashtu, ka pasë ndihmë nga BE-ja dhe ndërkombëtarët”.
Rashiq në Klan Kosova ka thënë se e kanë ditur edhe para zgjedhjeve se kush nga Lista Serbe do të dalë fitues dhe se gjatë procesit të zgjedhjeve ka pasur vjedhje të votave masive, lajmi.net
“Gjatë procesit zgjedhor ka pasur vjedhje të votave masive. E kemi ditur edhe para zgjedhjeve kush do të jetë pjesë e Qeverisë. Nuk janë vetëm strukturat radikale, por edhe struktura e jonë e Prishtinës, i ka mundësuar edhe një strukture tjetër që të mund të fitojë”.
Ai tutje ka thënë se Shqiptarët e Kosovës kanë më shumë përgjegjësi në sitemin funksional të vlerave evropian, kurse shumica e politikanëve duhet të marrin këtë përgjegjësi
“Zhgënijimi varet prej pritjeve që kemi pasë. Duke e ditur që te ne në Kosovë nuk ka një ndjenjë të përgjegjësisë morale. Shqiptarët e Kosovës kanë më shumë përgjegjësi të një sistemi funksional që respekton vlerat evropiane. Shumica e politikanëve duhet të marrin përgjegjësi”, ka deklaruar Rashiq.