Drejtuesit e bibliotekës takohen me akademikun Nexhat Daci – ASHAK çdo vit do të ndaj libra nga botimet e saja
Drejtori i bibliotekës së qytetit Reshat Neziri me bashkëpunëtorët e tij, më 7 mars kanë vizituar Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës. Gjatë kësaj vizite ata u pritën nga kryetari ASHAK, akademiku Nexhat Daci.
Në këtë takimi është diskutuar për bashkëpunimin e ndërsjellët, me theks të veçantë pasurimin bibliotekës së qytetit me botimet e ASHAK.
Akademiku Nexhat Daci ka shprehur ndihmën e pa rezervë për bibliotekën e Preshevës, duke konfirmuar që tani e tutje çdo vit ASHAK do të ndajë një fond librash, kryesisht botime të tyre shkencore.
Gjatë këtij takimi është arritur marrëveshja edhe për bashkëpunime të tjera profesionale.
Në ndërkohë është zhvilluar takim edhe me drejtorin e bibliotekës në departamentin e Bibliotekës dhe Arkivit në ASHAK, Hilmi Zogjani.
Gjatë këtij takimi drejtorit Zogjani iu është dorëzuar edhe zyrtarisht kërkesa për fondin e librave.
Ndërkaq temë kryesore e këtij takimi ka qenë inkuadrimi në sistemin Cobiss, ku Akademia e Shkencës dhe Arteve të Kosovës tashmë është anëtarësuar. Ata kanë mbetur të mahnitur edhe me suksesin e bibliotekës ‘’Mehmet Jusufi’’, në anëtarësimin e sistemit Cobiss, kur dihet se në Kosovës anëtarësimi i parë është ai i ASHAK. Në këtë diskutim u shkëmbyen përvojat në mes Administratorit të Cobissit Hasan Hasani dhe dy përfaqësuesve të ASHAK.
Drejtuesit e bibliotekës Mehmet Jusufi , po ashtu kanë vizituar edhe bibliotekën e qytetit të Gjilanit Fan S. Noli ku janë takuar me drejtorit Qazim Azizi. Edhe këtu është konfirmuar bashkëpunimi ndërsjellët, sidomos përmes projekteve të ndryshme profesionale.
Vlen të theksohet se biblioteka e Preshevës në mënyrë progresive është ngjitur lartë në avancimin e bibliotekës, duke u radhitur në nivel me bibliotekat kombëtare të shteteve të rajonit.