Forumi Gruas i PVD’s zhvilloi sot aktivitet vetëdijësues në komunën e Preshevës
Gjatë ditës së sotme, Forumi i Gruas së Partisë për Veprim Demokratik zhvilloi një aktivitet vetëdijësues në komunë të Preshevës.
Me moton TI MUND TA PARANDALOSH! kryetarja e FG të PVD-së, dr. Xhejlane Ferati së bashku me anëtaret e FG, shpërndanë fletushka me informacione rreth kancerit të qafës së mitrës, çka e shkakton atë, si të zbulohet më herët si dhe për rëndësinë e PAP testit, si masë preventive për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje e cila çdo vit e më shumë shënon shifra në rritje.
Ky aksion u zhvillua me qëllim të ndërgjegjësimit të shoqërisë tonë për njërën nga sëmundjet më vdekjepruese për gratë, siç është kanceri i qafës së mitrës.