Opinione

INTELEKTUALËT ANTIOSMAN DHE KRISHTERONOSTALGJIK

Nëpër debate, tribuna, studio televizive e në panele të ndryshme, herëpashere shfaqen intelektual të të ndryshëm të cilëve akoma nuk iu ka hequr pluhuri komunist e leninist, të cilët po sa të hapin gojën, ngatrrohen me perandorinë osmane. lëre sa ngatrrohen, por duke dashur të shiten sa më intelektual dhe patriot, ata pas çdo fjale fundosen në naivitetin dhe injorancën e tyre, duke hedhur mendime së koti, pa kurfar faktesh, pa kurfar dijesh, dhe më e keqja është se janë autoparadoksal. Këta nuk dinë asgjë për periudhën osmane, kurse paraqiten sikur kur dinë gjithçka për atë periudhë. Këta intelektual antiosman, jo që janë antiosman, por janë antiislam, dhe këtyre u dhemb shpirti se si është e mundur që shqiptari të jetë musliman, dhe për këtë akuzën më të madhe ia hedhin osmanlinjëve , duke i quajtur si pushtues, dhe duke i etiketuar osmamnlinjtë si vrasës, masakrues, shkatrrues, etj. harrojnë se perandoria osmane në trojet tona ka ekzistuar rreth 150,000 ditëve, dhe nëse osmanlinjtë vetëm një shqiptarë në ditë po ta kishin vrarë, do të i kishin vrarë 150000 shqiptarë, po po të jetë që ata vetëm kanë prerë koka shqiptari, atëherë për 150000 dit nuk do të kishte mbetur asnjë shqiptarë. pastaj e akuzojnë perandorinë osmane se gjoja ajo dhunshëm i ka detyruar të bëhen musliman shqiptarët,. Ky konstatim është pa lidhje dhe infantil i inteletualëve leninist dhe komunist të përbetuar. Po të ishte e vërtetë që dhunshëm, atëherë nuk do ta kishin lënë asnjë shqiptarë të krishterë apo tjetër. Pastaj thonë pernadoria osmane e ka penguar shkollimin dhe përdorimin e gjuhës shqipe. Ky konstatim është skandaloz i inteletualëve antiislam shqiptarë, për faktin që vet ata thonë që dokumneti i parë në gjuhën shqipe është shkruar më vitin 1555, Meshari i Gjon Buzukut. dmth gjuha shqipe ka filuar të hynë në përdorim qysh në fillim të periudhës osmane, dmth osmanlinjtë e favorizuan, gjuhën dhe nuk e penguan. Këta intelektual antiislam, paraqiten edhe më naiv kur e përzinë gjuhën me shkronjat, apo alfabetin me të cilin shkruhet. Shumica e rilindasëve shqiptar kan shkruar shqip, në gjuhën shqipe, por me alfabet osman, por kjo nuk do të thot që është penguar gjuha dhe shkrimi në gjuhën shqipe. Këtyre inteletualëve antiislam, u djeg fakti që deshti Zoti që shqiptarët me shumicë si plot popuj në botë të përqafojnë islamin në mënyrë masive, dhe të jetojnë si asnjëherë më mirë në trojet e tyre gjat prandorisë osmane. intelektualët e tillë thirren nëfaktin që shqiptarët duhet të i kthehen fesë së të parëve, duke aluduar në krishterimin, a krejt harrojnë se krishterimin e solli tek shqiptarët pernadoria romake, e cila me dajak dhe persekutime i detyroi shqiptarët të krishterizohen, duke e pasur parasysh faktin që paraprakisht ishin pagan apo të pafe. Dmth, të parët e shqiptarëve ishin pagan e jo të krishterë!
Këta intelektual antiislam, kujt po i shërbejnë me këto qëndrime qesharake, këta inteletual të paarsyeshëm, që dredhin llafe kuturu, për të i hutuar shqiptarët. Këta janë në shërbim të djallit, këta i thurrin lavde ideologjive politike të cilat për qëllim kanë krishterizimin e popullit shqiptar, e të cilët vetëm kan filluar procesin, duke mos lënë vend e institucion pë emërtime krishtere në mjedise me popullsi 100 % muslimane. Nostalgji kjo, apo malli i çuarjes në vend të amanetit të liderëve të tyre ideologjik të cilët nuk jetojnë më, por që e krijuan një fe, për ta konkuruar fenë e vërtetë. Sigurisht që nuk ka vend për panikë, sepse atë që e ka vendosur Zoti të jetëbesimtar nuk ka fuqi tjetër që mundë ta deviojojë dhe e kundërta, por për keqardhje është fakti që intelektualët antiislam po hetohen në distancë për shërbimet dhe qëllimet e tyre!

Bajram Ramadani 10/3/2019