Lajme

Serbia sot zyrtarisht i dhuroi Maqedonisë 8 mijë doza të vaksinës antiCovid

Sot, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po qëndron në vendkalimin kufitar Preshevë – Tabanoc dhe i dorëzoj Kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, kontigjentin e parë prej 8000 dozave të vaksinave antiCovid që Serbia i dhuron atij vendi.

Dorëzimi i kontigjentit të vaksinave të nevojshme për imunizimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë Veriore kundër koronavirusit ka filluar të dorëzohet në ora 10:00.