Mërgimtari preshevarë që jeton në Zvicër për shkak testit negativ nuk lejohet të hyjë në aeroportin e Shkupit
Mëgimtari preshevarë që jeton në Zvicër Arben Mehmeti e ka njoftuar redaksinë tonë se për shkak të testit negativ ai nuk është lejuar të hyjë në aeroportin e Shkupit
jë automjet dhe një ambulancë e improvizuar për testim janë të pranishëm në aeroportin e Shkupit çdo ditë kur janë të planifikuara fluturimet për në vendet që kërkojnë test të shpejtë të antigjenit, katër orë para kohës së ngritjes së aeroplanit për secilin nga destinacionet.
Në mëngjesin e sotëm, mërgimtari nga Presheva Arben Mehmeti , i cili jeton dhe punon në ST Gallen të Zvicrës, u ndalua nga zyrtarët e sigurimit në hyrje të Aeroportit të Shkupit, për shkakë të mos bërjës së testi Covid-19. I irrituar nga sjellja e tyre mërgimtari Arben Mehmeti tregon se atij dhe familjes së tij, nuk iu lejua të hyjë në aeroportin e Shkupit, për faktin se nuk kishtin nje test me vete, ani pse ishin vetëm tranzit për Zvicër, përmes Aeroportit të Cyrihut (Zvicrër), duke e detyruar atë ta bëjë testin së bashku me bashkëshorten dhe fëmijet.
Ditë më parë, aeroporti i Shkupit ka bërë një njoftim se një automjet i ambulancës është vendosur përpara ndërtesës së terminalit të aeroportit, afër hyrjes së vetme të hapur të pasagjerëve “Departures C”, ku udhëtarët mund të kryejnë testin e shpejtë antigjen dhe të marrin rezultat për 15 deri 20 minuta.
Por për fatë të keq ky testë nuk pranohet në Zvicër sepse Zvicëra kërkon testin PCR . Ky vendim ka ngjallur reagime të shumta nga pasagjerët, se e gjitha kjo është një maltretim për udhëtarët dhe nuk është e nevojshme nënshtrimi i një testimit në këtë pikë.
Sipas pasagjerëve, e gjitha kjo është thjesht një biznes përfitimi. Ngjashëm ndodhi edhe me mërgimtarin nga Presheva Arben Mehmeti i cili u detyrua të kthehet mbrapa për të bër një testë së bashku me familjen e tij, test ky me çmim, 200 Euro për një person.
Mërgimtari nga Zvicra Arben Mehmeti edhe pse e kishte fluturimin me Avion në ora 16 e 30 po për shkak të ketij problemit nuk mundi të flutroj me kohë. Mehmeti është detyruar të kthehet mbrapa në Preshevë.