Nagip Arifi falënderon qeverinë e Kosovës për ndihmën e 200 mijë eurove që u ndan për komunën e Bujanocit
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka falënderuar qeverinë e Kosovës për realizimin e transferit financiar me vlere prej 200.000 euro.
Ky është postimi i tij falënderuar në Facebook:
Sot, realizuam edhe një transfer financiar me vlerë prej 200.000 € nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ky transfer u realizua duke u bazuar në kërkesën tonë drejtuar kryeministrit Hoti për sanimin e dëmeve nga vërshimet e fundit që përfshinë komunën tonë.Mjetet e marra do të shfrytëzohen për sanimin dëmeve infrastrukturore, duke filluar nga Malësia e Bujanocit e këndej. Shfrytëzoj rastin të falemnderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës, kryeministrin në detyrë, deputetin e Parlamentit të Kosovës Faton Bislimin për insistimin e tij të vazhdueshëm, si dhe një falemnderim të posaçëm për drejtorin e Thesarit të Kosovës Ahmet Ismajli për angazhimin e tij të pakursyer që mjetet të transferohen sa më shpejt.