Syla: Vetëvendosja është favorit, por nuk mund të siguroj 61 deputetë
Sipas gazetarit dhe analistit Valon Syla, favorit I këtyre zgjedhjeve në Kosovë duket se është Vetëvendosja, por jo aq sa edhe i ka ngritur pritjet. Sipas tij, duke pas parasysh sistemin zgjedhorë të Kosovës, është e paarritshme që një parti politike të mund të siguroj 61 deputetë. Syla madje përmendi kohën e Ibrahim Rugovës, e cila më së shumti që kishte mundur të arrij në Kuvend ka qenë 46 përqindëshi.
“Zyrtarët e kësaj partie kanë pritur se ata do ti prekin diku rreth 55 për qind, madje deputetë të kësaj partie kanë thënë se do ti prekin edhe 75 për qind të votës apo elektoratit, gjë që nuk besoj se është e pamundur. Sondazhet e pavarura pak a shumë e prekin Vetëvendosjen aty diku rreth 40 për qind të elektoratit shqiptarë, pra kur të futen edhe votat e minoriteteve, votat e humbura, pastaj partitë e tjera që nuk e kalojnë pragun e 5 për qindëshit, atëherë votat e Vetëvendosjes duhet të jenë diku pak nën 40 për qind”, tha Valon Syla, analist.