Lajme

“Kundërpërgjigjet” Rusia, dëbon diplomatin shqiptar

Rusia do të dëbojë një diplomat shqiptar si kundpërgjigje për largimin e diplomatit rus nga Tirana dy javë më parë.

Vendimi është bërë i ditur nga ministria e Jashtme ruse raporton agjencia ruse e lajmeve RIA, e cila saktëson se është caktuar një afat prej 72 orë për diplomatin shqiptar, për t’u larguar nga territori i Rusisë.

Në fund të muajit janar, ministria e Jashtme e Shqipërisë shpalli person “non grata” një diplomat rus për shkak të shkeljeve të përsëritura të rregullave kundër COVID-19.

Por, Rusia e konsideroi këtë argument si “pretekst” duke e cilësuar vendimin si “provokim” dhe paralajmëroi se do të kundpërgjigjej për këtë hap.