Vlora Çitaku i përgjigjet Vucicit: Ke eskaluar pak
Reagimit të presidentit serb, Aleksandar Vucic që e kishte quajtur klasën politike të Kosovës bandë, i është përgjigjur ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, transmeton Ministria Lajmeve.
Çitaku ka publikuar një fotografi në Facebook mbi të cilën ka shkruar se presidenti serb ka eskaluar pak.
‘’Një “bandite” nga #Kosova ? Presidenti i fqiut tonë verior paska eskaluar pak’’
Reagimi i Vucicit ka ardhur pas miratimit të Platformes për Dialog nga Kuvendi i Kosovës. Ku klasën politike të Kosovës, e ka quajtur bandë. Madje, ka kërkuar edhe largimin e kësaj klase politike.
“Bandë e Prishtinës, sikter”, ka thënë Vucic me zemërim dje gjatë një tubimi me elektoratin e tij.