Shqipëria, 45 ditë në ‘luftë’/ Zbarkojnë më shumë se 30 mijë trupa të NATO’s
Shqipëria do të kthehet për 45 ditë në mikëpritësen e mijëra trupave ushtarake nga shumë vende të Evropës, si pjesë e Aleancës së Euroatlantikut.
Zbarkimi më i madh ushtarak nis në 1 maj dhe përfundon në 14 qershor në një stërvitje, të parën e këtij lloji në Shqipëri, që prej kohës kur vendi ynë u rreshtuar përkrahës Aleancës Ushtarake.
Jo vetëm kaq, por kjo stërvitje ushtarake konsiderohet si më e madhja në të gjithë Evropën në 25 vitet e fundit, duke e kthyer vendin tonë në hartën e vendeve që shënojnë emrin në librin e artë të stërvitjeve të Natos.
Rreth 37 mijë trupa do të marrin pjesë në stërvitje në 10 vendet evropiane nga maji deri në qershor. Por, jo vetëm kapacitete njerëzore, por edhe mjete do të mbërrijnë në Shqipëri. Madje, lëvizjet e pajisjeve, duke përfshirë tanke, artileri dhe automjete transporti, në afro 13 mijë të tilla do të mbërrijnë brenda muajit shkurt.
Kjo do të jetë një sfidë logjistike pasi hekurudhat në vendet e mëparshme sovjetike janë me përmasa të ndryshme se vendet e Evropës Perëndimore dhe urat e tyre nuk janë ndërtuar për të mbajtur pesha, si për shembull ajo e një tanku Abrams me 70 ton.
Ushtrimi Defender-Europe 21, siç është quajtur, shënon një pikë kthese strategjike pas viteve të ndërprerjeve ushtarake amerikane në Evropën pas Luftës së Ftohtë.
E gjithë kjo me të vetmin qëllim. Demonstrimi i aftësisë së ushtrisë amerikane për të vendosur shpejt një forcë të madhe për të mbështetur NATO-n dhe t’i përgjigjet çdo krize”.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarët që përgatiten për stërvitjen e madhe evropiane të ushtrisë do të arrijnë në kontinent në mënyra të ndryshme, por shumica do të arrijnë me aeroplanë.
Pjesa dërrmuese e ushtarëve që marrin pjesë në stërvitje do të udhëtojnë me mjete fluturuese”, thonë burime zyrtare të Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes, ndërsa rruga detare do të përdoret për mjete dhe pajisje ushtarake.