Lajme

Votimi përmes postës, kaq po paguajnë mërgimtarët kosovarë për ta nisur zarfin

Që nga dita e marte, është hapur afati për votim me postë nga diaspora. Mërgimtarët kanë afat që të votojnë deri më 12 shkurt. Shumë prej tyre tashmë e kanë përfunduar këtë proces, por po ankohen për çmimet që po iu duhet të paguajnë për të dërguar zarfet me vota në vendlindje përmes postës, transmeton albinfo.ch.

Mërgimtarët që jetojnë në Gjermani po duhet të pagujanë gati 70 euro për të votuar përmes postës.

“Kam votuar sot, por kjo kosto është shumë e lartë dhe s’është normale. Kam paguar 66.20 euro”, është shprehur një mërgimtar duke postuar edhe vet fotografinë e tij të faturës.

Më shtrenjtë se nga ky shtet, kushton votimi nga Suedia. Kosovarët që kanë votuar prej këtij shteti dhe votën e tyre e kanë përcjellë përmes postës kanë paguar rreth 80 euro.

“Faleminderit” Organizates Kriminale KQZ qe me detyroj te paguaj 80 Euro për vote por nese është nevoja per vend timin edhe 800 i paguaj! From with Love!”, ka shkruar një tjetër në rrjete sociale.

Nga ana tjetër edhe mërgimtarët nga Zvicra po paguajnë shumë të larta, për votat e tyre që kërkohen për shkak të postës – dërgimit në Kosovë.