Thellohet skandali i aksidentit në Gjilan, kamioni i paregjistruar, i kishte dështuar sistemi i frenimit
Kamioni që shkaktoi aksidentin e rëndë në Gjilan, ku humbi jetën Qerim Çoçaj dhe u lënduan 23 persona të tjerë, dyshohet se nuk kishte regjistrim dhe nuk i punonte sistemi i frenimit.
Nën këto dyshime, Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar pronarin e firmës së cilës i përkiste kamioni i përfshirë në aksident.
Lidhur me aksidentin që ndodhi në Gjilan të enjten është arrestuar pronar i firmës së cilës i përkiste kamioni i përfshirë në aksident.
Ai është arrestuar me dyshimin se automjetit transportues nuk i ka punuar sistemi i frenimit dhe i njëjti nuk është i regjistruar dhe nuk posedon në kontroll teknike.
“… është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pronar i firmës së cilës i përkiste kamioni i përfshirë në aksident, me dyshimin se automjetit transportues nuk i ka punuar sistemi i frenimit dhe i njëjti nuk është i regjistruar dhe nuk posedon kontroll teknike. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, njofton Policia në raportin 24 orësh.
Ndryshe, kamioni transportues ishte në shpejtësi të madhe dhe ka goditur gjithçka para vetes, duke shkaktuar aksident zinxhiror dhe shumë dëme në qytet.