Lajme

Rama: Opozita ka mbetur rrugëve

Në fjalën e tij mbajtur në Fier në kuadër të “Bashkisë që duam”, Kryeministri Edi Rama tha se opozita ka mbetur rrugëve për shkak se i ka marrë peng një kokë që nuk di ku i çon.

“Jam i bindur që ka plot qytetarë të Fierit që për shumë arsye, historike apo të përditshmes, nuk e kanë vlerësuar kurrë mundësinë për të votuar Partinë Socialiste. Por ama jam i bindur që ata nuk kanë asnjë lidhje me ata 100 Petritat e Saliut te kthesa, të cilët përfaqësojnë saktësisht dëshpërimin e madh të Saliut dhe çetës së tij plakë, që tani ka mbetur aty ku i takon, rrugëve”, tha Rama.

Kryeministri krahasoi djegien e mandateve nga ana e opozitës me futjen në çadrën para Kryeministrisë dy vjet më parë. “E fillonin mëngjesin me himnin kombëtar, e mbaronin ditën me birra”, tha Rama. “Ne i morën në qeveri dhe iu dhamë ato që deshën, me kusht që fituesi drejtonte vendin, humbësi bënte opozitën dhe të dy në gjuhë të huaj nuk i biem në qafë Shqipërisë”, tha Rama.