Lajme

Shikoni incidentin kur Agim Bahtiri pengohet që të përleshet fizikisht në tubimin në Mitrovicë

Tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në lagjen Iliridë të Mitrovicës Jugore përfundoi me tollovi.

Atë e shkaktoi një qytetar që tentoi disa herë ta marrë fjalën për, siç u arsyetua, t’ua parashtrojë disa pyetje kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, njofton Klan Kosova.

Në këto raste reagoi mbrojtja e afërt e këtyre të fundit, por edhe aktivistë. Madje i ashpër u tregua edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtirin që tentoi ta zgjdhë problemin vetë.

Kjo situatë nuk e shqetësoi Kurtin i cili tha se ka kaluar mirë edhe në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës, ku pas tubimit hasi në një grup serbëve nacionalistë.