Lajme

Zvicra nuk kërkon teste për shqiptarët, mund të lëvizin lirshëm

Siç dihet, kushdo që hyn në Zvicër dhe ka ardhur nga një zonë e rrezikshme për koronavirus, duhet të qëndrojë në karantinë për dhjetë ditë.

Kjo aktualisht vlen për shumicën e shteteve të Ballkanit. Shtetasit e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së veriut dhe Serbisë edhe më tej mund të udhëtojnë pa problem në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Duhet theksuar se personat që udhëtojnë nga këto vende në Zvicër nuk kanë nevojë të kenë teste negative dhe nuk do të futen ne karantinë.

Nga ana tjetër, Mali i Zi është vendi i vetëm nga Ballkani Perëndimor, që është në listën e vendeve të rrezikuara, që do të thotë se shtetasit e Malit të Zi, apo perosnat që udhëtojnë në Mal të Zi, me të kthyer në Zvicër duhet të futen në karantinë 10 ditore.