Nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj padrejtësisë: Premiera e dokumentarit të artistes së njohur nga Kosova
Artistja e njohur që vjen nga Kosova, ka vendosur ta rikrijojë instalacionin e njohur “Thinking of You”, i cili para disa vitesh kishte marrë vëmendjen, në Stadiumin e qytetit në Prishtinë.
‘Nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj padrejtësisë’.
Artistja Alketa Xhafa – Mripa shkoi në Londër si një refugjatë gjatë luftës në Kosovë. Ajo, nëpërmjet artit të saj përpiqet të nxjerr në pahë qëndrimet e ndryshuara ndaj refugjatëve, migracionit si dhe synon të shpojë heshtjen për përdhunimet në periudhëne e luftës.
Edhe te ky dokumentar i shkurtër që u shfaqë premier nga Al Jazeera pikërisht me 8 mars, vërehet se Xhafa synon të ngrisë zërin për ndalimin e dhunës seksuale në botë, e cila ndodhë në kohë luftërash por edhe në mjedise ku ka ende mentalitet më primitive.