Polemika mes Shqiprim Arifit dhe Bashkësisë Islame në Preshevë
Komunikatë nga Bashkësia Islame në Praahevë
Një postim i Shqiprim Arifit, na befasoi shumë dhe jo për gjë tjetër, por për faktin se ai e dika se ekziston Bashkësi Islame në Preshevë, pasi që asnjëherë më parë nuk ishte interesuar për këtë institucion fetar legjitim në Luginë të Preshevës.
Bashkësia Islame në Preshevë njofton të gjithë besimtarët e këtushëm dhe më gjerë se kryetari i saj Myftiu Ibrahim ef. Ahmedi nuk ka pranuar asnjë ftesë zyrtare për këtë gjë, përveç një telefonate të thjeshtë pa detaje për këtë takim. Prandaj, Këshilli pranë kësaj Bashkësie Islame me koncensu unanim ka marrë vendim, që të mos i përgjigjet kësaj ftese.
Përgjigjja e kryetarit Myftiu Ibrahim ef. Ahmedit nuk ka qenë personale, porse ajo ka qenë institucionale dhe në dakordim të plotë me vendimin e Këshillit përkatës.
I nderuari Shqiprim! Shumë herë të kemi njoftuar, që ky institucion është apolitik dhe nuk keni mundësi as ju e askush tjetër të përfitojë politikisht nga ky institucion. Pasionet tuaja për karrigë nuk mund t’i gjeni te ne. Njëkohësisht ju vëmë në dijeni se institucioni ynë është mbi partitë politike për faktin se edhe vetë ju jeni vakëf i këtij institucioni. Prandaj, çdo vendim që ka të bëjë me organizimin fetar e që del nga komuna apo nga cili do institucion tjetër, ai për ne është i pavlefshëm.
Vetë postimi juaj na bindë edhe më tepër për kokfortësinë që e keni, sepse për çështjet që kanë të bëjnë me organizimet e jetës fetare, meto nuk do duhej të merrej stafi udhëheqës komunal. Ato janë komptencë eksluzive e Bashkësisë Islame si organ fetar legjitim këtu te ne. Po të na kishe ftuar zyrtarisht për konsultim rreth këtij vendimi, ndoshta në njëfar mënyre do të kishte kuptim ftesa jote. Megjithatë, nuk kemi çfarë të ju bëjmë, vazhdone rrugën tuaj, ndërsa edhe ne do ta vazhdojmë rrugën tonë.
Tematika e pagesave të shpenzimeve mortore, nuk është temë e ditëve të sotmet. Ajo ka qenë qysh herët në diskutim në mesin e antarëve të Bashkësisë Islame. Në këtë rast anët negative janë shumë më të theksuara se sa ato positive, si nga ana e legjislaturës islame e po ashtu edhe nga ana e strategjisë organizative të shoqërisë myslimane në vendin tonë. Ndoshta ke bë një kopi past nga ndonjë pjesë e botës, por aspak nuk do të sjellësh dobi nga ky vendim, përveç disa poenave politikë që do të kthehen boomerang.
Të nderuar qytetarë! Bashkësia Islame është shtëpi e të gjithëve, pa marrë parasyshë pozicionimet politike, familjare, ekonomike etj.
Nga Shqiprim Arifi kemi kërkuar tri herë që të shkojmë zyrtarisht për ta përuruar me rastin e zgjedhjes së tij në psotin e të parit të komunës së Preshevës, por ai asnjëherë nuk na ka pranuar.
Në çdo manifestim fetar që kemi orgnizuar, e kemi ftuar zyrtarisht, por ai kategorikisht ka injoruar çdo ftesë tonën.
Buxhetin e komunës së Preshevës e ka ndarë thuaja se për të gjitha shtresat, ndërsa totalisht ka anashkaluar institucionin tonë dhe të Medresesë së Luginës së Preshevës.
Nxënësit e të gjitha shkollave kanë përfituar nga pagesat e mujoreve për transport, përveçse nxënësve të kësaj Medreseseje.
Kemi kërkuar me shkrim që të na përgjigjet pse po vepron kështu padrejtësisht ndaj nesh, nga ai ne kemi hasur vetëm se në neglizhencë dhe mos përgjigje ndaj kërkesave tona legjitime dhe legale.
Gjatë kulmit të pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi, nga ana e Shtabit komunal janë dezinfektuar të gjitha godinat institucionale përveç ndërtesës së Bashkësisë islame dhe Medresesë në Preshevë.
Para dëshmitarëve e kemi pyetur se pse nuk ka nda buxhet për medresenë, ka thënë se me qëllim nuk kam ndarë dhe më absurde çka ka qenë, ka kërkuar që medresenë ta ushëheqe vetë ashtu si don, sepse qenka ISLAMOLOG.
Ju njoftojmë se tani më disa kohë komuna e Preshevës nuk ka një kryetar në këtë pozitë, por në vend të tij është emruar Organi i përkohshëm deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira. Prandaj, ky Organ është i përkohshëm dhe shërben pë punë të përkohshme e jo të mëdha për të na obliguar neve që të mbajmë takime të këtij niveli.
Të nderuar qytetarë të Luginës së preshevës!
Bashkësia islame nuk është peng i interesave politike.Ajo është e hapur me të gjithë deh për të gjithë ata që kanë qëllime të sinqerta për shoqërinë islame.
Ajo nuk është pronë e ndokujt, por është VAKËF i juaji dhe në vendimin tonë nuk ka emër dhe mbiemër të pronarit. Pronarë jeni ju, që e keni ndarë dhe vazhdoni ta ndani edhe kafshatën e fundit të gojës për këtë institucion dhe për Mdresenë tonë të përbashkët.
Luftimi që është zhvilluar e që ende po vazhdon ndaj këtij institucioni dhe Medresesë është e pa imagjinueshme. Mjerisht, përdoren metodat më banale nisur nga dezinformatat e deri te paditë gjygjësore, me të vetmin qëllim e që është përfitimi me çdo kusht nga ky institucion. Ky institucion fetar ka kaluar nëpër faza të shumë sistemeve antiislame dhe antikombëtare, me plaga të shumta, por në fund, falë ndihmës së Allahut xh.sh., ka dalë fitimtar e ngadhnjyes.
Edhe ju të nderuar kundërshtarë të shkencës dhe diturisë, do të jeni vetëm një suvenir negativ i historisë dhe në fund do të hedheni në shportën e harresës.
Institucioni ynë do të vazhdojë ballëhapur punën e tij së bashku me të gjithë ata që duan të jenë pjesë e mirësisë dhe interesit shoqëror e jo politik apo të interesit personal.
Çdo kush ka të drejtë vote, por institucioni jonë, kurrë nuk i ka siguruar poena politike askujt, prandaj protagonistët të mos presin as tani e as në të ardhmen këtë gjë nga ne.
Ne misionin tonë do ta vazhdojmë deri sa të mundemi, pa u lodhur fare, pa u dorëzuar para sfidave dhe emanetin që e kemi në supe do ta dërgojmë te gjeneratat tjera me besnikëri.
Institucioni i Bashkësisë Islame është i hapur për të gjithë, por nuk kemi në mesin tonë hoxhallarë që për interesa personale, mbajnë ligjërata se kujt duhet t’i jepet vota. Xhamitë, janë pjesë e pandashme e këtij institucioni, prandaj apelojmë që mimberat e tyre të mos përdoren për qëllime politike.
Në përfundim theksojmë se kjo komunikatë nuk është reagim ndaj postimit, thjeshtë është njoftim për mbarë opinionin mbi qëndrimin tonë dhe vizionin e institucionit e të Medresesë së Luginës së Preshevës.
Ju noftojmë që komunikatat e tilla nuk përsëriten më, pa marrë parasyshë reagimet që mundë të pasojnë pas saj.
Dera është e hapur për të gjithë ata që duan sqarime shtesë përkitazi me atë që njoftuam më lartë.
Nëse nuk ndalen sulmet ndaj institucionit legjitim të Bashkësisë Islame dhe Medresesë, në të ardhmen reagimet do të jenë edhe në mënyrë praktike.
Përshëndetje me selam për të gjithë!
Këshilli i Mexhlisit të Bashkësisë Islame Preshevë.
- Preshevë