FutbollSporti

Arsenali triumfon ndaj Chelseat

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore bindëse ndaj Chelseat. Ndeshja u përmbyll me rezultat 3-1.

Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes një penalltie të ekzekutuar nga Alexandre Lacazette nga pika e bardhë në minutën e 34-t.

Goli i dytë erdhi 10 minuta më vonë. Granit Xhaka me një goditje nga distanca rriti epërsinë në 2-0.