Të fundit

Cakaj nga Haga: Do të vazhdojmë pakursyer për ta shtruar në çdo rrafsh ndërkombëtar fatin e vëllezërve tanë në Luginë

Ministri Cakaj po vazhdonë qëndrimin të vizitës zyrtare ku sot ka takuar Komisionerin e Lartë të OSBE për Pakicat Kombëtare Kairat Adbrakhamanov, transmeton Ministria e Lajmeve.

Kryediplomati Cakaj gjatë bisedës kishte shtruar problematikat e shqiptarëve të Luginës në Serbi dhe diskriminimin e skakshëm që po i bëhet shqiptarë në këto treva. Ndër të tjera ai ka shkruar se nuk do të ndalet së shtruari padrejtësitë dhe do të vazhojë këtë në çdo rrafsh ndërkombëtarë.

Njoftimi i plotë i Cakajt :

Drejtpërdrejtë nga Haga për Luginën e Preshevës
???:

Një takim i shkëlqyer me Komisionerin e Lartë të sapozgjedhur të OSBE-së për Pakicat Kombëtare,
z. Kairat Adbrakhamanov.

Biseduam vetëm e vetëm për çështjen e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Shpalosëm informacion të hollësishëm edhe për disa praktika të tjera atje, lidhur me pamundësinë e përdorimit të hapur të simboleve kombëtare dhe nënpërfaqësimin e rëndë në institucione shtetërore.

Morëm siguri se kjo çështje do të trajtohet me përparësi të plotë nga Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare.

Ne do të vazhdojmë pakursyer për ta shtruar në çdo rrafsh ndërkombëtar fatin e vëllezërve tanë në Luginë!

Së shpejti me disa veprime shtesë ?…