Shqipëri

Shqipëri, 12 viktima dhe 637 raste të reja me COVID

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 12 persona mes të cilëve është një 29 vjeçar. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë bëjnë me dije se në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojë betejën me sëmundjen 12 qytetarë. Gjithashtu në orët e fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid 637 qytetarë duke e çuar në 50.637 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve kanë humbur jetën 1040 persona.