“Koha kur proklamohej Stacioni i Zjarrfikesve dhe kur Kryetari Arifi e tvAldi ishin “shoke”
Muaj me pare, komuna e Presheves kishte marrur nje donacion nga bashkatdhetari yne Enis Hyseni, i cili jeton dhe vepron ne Zvicer.
Ishte nje kamion apo mjet i zjarrfikesve, donacion ky qe u prit shume mire nga qytetaret e komunes se Presheves.
Ishte koha kur Kryetari Shqiprim Arifi, na tregonte se ky kamion apo mjet i zjarrefikesve eshte shume me rendesi per komunen e Presheves dhe se do te jete ne sherbim per qytetaret cdo here qe ata kane nevoje.
Ndersa, keto ishin fjalet qe per ate kohe, para se te vinte donacioni nga bashkatdhetari Hyseni, ndoshta do te ishin deri diku per tu besuar, e qe thuhej keshtu: “Duke pasur parasysh gjendjen e rënduar të automjeve dhe të shërbimit të zjarrëfiksëve në Preshevë, kjo situatë shkaktonte vonesa të tepruara në rastet emergjente duke mos plotësuar nevojat esenciale të qytetarëve të Preshevës”.
Por si duket keto ishin vetem fasad nga ana e Kryetarit Arifi, ndonese jemi deshmitar se gjate dites se sotshme, ndodhen dy fatkeqesi ne komunen e Presheves.
E para, ishte se ne qytetin e Preshves, gjate dites se sotme u dogj nje shtepi e tera nga zjarri, dhe intervenimi nga Sherbimi i Zjarrfikesve ishte ne nje vones te tepruar.
E dyta, ishte se ne fshatin Miratoc gjithashtu gjate dites se sotme, u kaplua nga zjarri mali i fshatit, dhe eshte bere thirrje nga “Forumi Rinor Miratoc” per ndihme, ndersa intervenimi i sherbimit te zjarrfikeseve nuk dihet ende a ka reaguar apo nuk ka reagur fare.
Qytetaret e komunes se Presheves, ende nuk jane te informuar konkretisht se cfare po ndosh me fatin e fshtatit Miratoc.
Ja dhe fotogafite qe flasin vete, te publikuara nga ministrialajmeve, verehet fare mire qe ajo ishte koha, kur Rtv Aldi ndiqte cdo takim promovues te kryetarit Arifi.