Të fundit

Sadriu: Gara për kryetar partie të PDSH-së kishte disa parregullsi edhe manipulime

Ish nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ilir Sadriu ka shprehur revoltën e tij në lidhje me procedurën e kuvendit zgjedhor të Vll-të ku i ka cilësuar si të manipuluara dhe të parabarta dhe të parregullta zgjedhjet e brendshme partiake, raporton Ministria e Lajmeve

Z.Sadriu tutje është shprehur se në lidhje me këtë ai do të nisë procedurat e paraqitjes së ankesave në lidhje me procesin zgjedhor të brendshëm partiak.

Reagimi i plotë :

Të nderuar aktivist, anëtar e simpatizant të Partisë Demokratike Shqiptare,

Të respektuar delegate të Kuvendit të VII-të zgjedhor,

Të dashur anëtar të Komisionit zgjedhor të PDSH-së

Më lejoni që të shfrytëzoj rastin për t’iu falenderuar për angazhimin dhe kontributin tuaj të dhënë gjatë procesit zgjedhor brendapartiak.

Për shkak rrethanave të situatës së jashtëzakonshme, shpërndarja dhe grumbullimi materialit të këtij procesi zgjedhor për zgjedhjen e Kryetarit të përgjithshëm të Partisë dhe Këshillit qendor u realizua sipas udhëzuesit të pëpiluar nga Komisioni Statutar i PDSH-së, në të cilin parashiheshin edhe të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e delegatëve pjesmarrës në kushte pandemie.

Gjatë procesit zgjedhor në këtë garë të pabarabartë u shfaqën disa parregullsi dhe manipulime, të cilat rrënojnë besimin dhe kredibilitetin e këtyre zgjedhjeve.

Lidhur me këto parregullsi dhe manipulime do të parashtrohet ankimim pranë Komisionit zgjedhor të Partisë, në afatin e paraparë kohorë.

Ditëve në vijim do të ju njoftoj me vendimin të cilin do të merr Komisioni zgjedhor lidhur me ankesën që do të parashtrohet, ndërsa pavarësisht rezultatit të këtij procesi zgjedhor, angazhimi dhe përpjekja ime do të mbetet aktive për ripërtëritje të mirëfilltë të PDSH-së dhe rikthimin e saj si Partia e parë në Preshevë.

Me respekt,

I Juaji, Ilir Sadriu
Kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare