Borell: Disa muaj më parë kishte një propozim për shkëmbim territoresh
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell ka deklaruar se pret që administrate e Joe Biden të ketë një partneritet të fortë me BE-në, në të gjitha çështjet, sepse nuk bën garë në Ballkan, veçanërisht siç tha ai kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi.
Borell deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje dhe se sipas tij BE-ja nuk do ta diktojë atë.
Këto komente Borell i bëri në një intervistë për “Nezavisne” dhe “Politiçki.ba
Ndër të tjerash ai theksoi se disa muaj më parë propozim ishte shkëmbimi i territoreve.
“Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por kjo nuk është më një mundësi”, tha Borrell, duke shtuar se ka vende të BE-së që kundërshtojnë shkëmbimin e territoreve.
Sipas tij, Bashkimi Evropian dëshiron të jetë ndërmjetës në këtë dialog dhe tani gjërat po shkojnë mjaft mirë.
“Unë drejtova një nga takimet mbi dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Emocionet janë të forta dhe mendoj se është e kuptueshme, sepse dialogu është kërkues dhe i vështirë, i ngarkuar nga historia”, tha Borrell./