FutbollSporti

Spanja mposht 6:0 Gjermaninë

Luis Enrique, trajneri i Spanjës beson se lojtarët e tij kanë zhvilluar sot një nga ndeshjet më të mira në vitet e fundit, pasi mposhtën Gjermaninë me rezultatin e thellë 6-0.

Golat për Spanjën u realizuan nga Torres (3), Torrez dhe Oyarzabal.Enrique thekson se lojtarët e tij kanë kryer detyrat në përpikmëri dhe se kanë bërë gjithçka mirë.

“Këto janë netët që ju rrallë i përjetoni, por në të cilat del gjithçka që planifikoni. Kur ka cilësi dhe qëndrim, këto gjëra mund të ndodhin. Është një nga ndeshjet më të mira të ekipit kombëtar, e cila vjen në momentin më të mirë”, tha fillimisht Enrique.