Lajme

Rekeer: Taksa ka dëmtuar seriozisht marrëdhëniet me SHBA’të

Diplomati amerikan Philip Reeker, i cili do ta zëvendësojë Wess Mitchellin, në krye të Zyrës për punë të Evropës e Euroazisë gjatë këtij muaji, ka pranuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë dëmtuar tani.


Se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA’të janë dëmtuar dhe kanë filluar seriozisht të prishen, sot e ka vërtetuar në Shkup diplomati amerikan Philip Reeker.

Rekerr ka thënë se marrëdhëniet me Kosovën tani kanë filluar të dëmtohen pasi Qeveria nuk po i dëgjon kërkesat e Departamentit të Shtetit të Amerikës.

Ai ka thënë se Kosova dueht të marrë pjesë në dialog me Serbinë dhe se palën kosovare askush nuk e detyron të nënshkruajë një marrëveshje qe nuk i pëlqen, ka shtuar ai në fjalën para të pranishmëve, por ajo do dëmtohet nëse nuk hyn ne bisedime.

Reeker ka folur para një audience të gjerë, në hapjen e konferencës “Ballkani 360”, e cila po mbahet në Shkup në organizim të Qendrës Marshall.