Të fundit

Kamberi për deklaratëne Vuçiqit: Nëse do dialog, shqiptarët i kanë përfaqsuesit e vet legjitim

Lidhur me deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se të gjitha pakicat duke përfshi shqiptarët, duhet të hyjnë në Qeveri, rtvpresheva.com ka kontaktuar deputetin popullor Shaip Kamberi për të na qartësuar deklaratën e Vuçiqit

Nëse ai me të vërtetë dëshiron një dialog me shqiptarët, atëherë presidenti duhet ta dijë se mënyra e vetme për dialog është të flasë me përfaqësues të ligjshëm dhe politikë të shqiptarëve, thotë Kamberi, i cili është shefi i grupit parlamentar të Luginës së Bashkuar-SDA Sanxhak.

Ai shton se letra me kërkesat e shqiptarëve është në tryezën e Vuçiç ku i ka qartë të shënuara kërkesat tona, jo për poste por për zgjifhje të problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

– Në fakt, bëhet fjalë për zhbllokimin e dialogut nga viti 2013. Qeveria është ajo që bllokoi dialogun me shqiptarët, e ne që 20 vite angazhohemi të integrohemi në institucione shtetërore të Serbisë por Serbia refuzon shqiptarët, thksoi për rtvpresheva.com Shaip Kamberi.

“Përsëri, ne ballafaqohemi me logjikën që pakicat mund të jenë zyrtarisht në një ministri, por të mos integrohen në shoqëri. Ky është një sinjal se ata nuk na konsiderojnë të barabartë. Le ta kthejnë gjykatën në Preshevë, le të punësohen shqiptarët në institucione e jo të diskriminohen çdo kund, atëher mund të bisedojm për bashkëpunim, theksoi Kamberi.

Koalicioni i shqiptarëve “Alternativa Demokratike Shqiptare” përbëhet nga tre deputet shqiptar dhe si grup i përbashkët e së bashku edhe me tre deputet boshnjak nga Sanxhaku janë opozita e vetme në parlamentin e Serbisë