Bota

Gjermania regjistron mbi 21 mijë raste të reja me COVID-19

Gjermania ka shënuar rritje të konsiderueshme të numrit të rasteve ditore me koronavirus.

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 21,866 në 727,553, treguan të enjten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, transmeton lajmi.net

Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 215 në 11,982, tregoi shifra. /