Gjermani, vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme
Një lajm i mirë vjen nga Gjermania, ku do të fillojë dhe vaksinimi i popullatës ndaj koronavirusit.
Këtë e konfirmon edhe Aurora Dollenberg, mjeke e specializuar në Gjermani. Mjekja deklaroi se vaksinimi do të bëhet në kategori, pra nga personat më të ekspozuar, siç janë mjekët e deri tek njerëzit e tjerë.
Po ashtu, Dollenberg shprehet se vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme dhe do të fillojë nga janari i vitit 2021. “Ne kemi marrë një lajmërim zyrtar që vaksinimet e para po bëhen në qendrat universitare dhe në radhë të parë tek stafet mjekësore. Janë vaksina anti-Covid dhe deri tani është arritur 90 % efikasitet”, tha Dollenberg. /Albinfo.ch