Gjendja e përkeqësuar me CoVid-19 në Luginë, Mustafa kërkon ndihmën e Prishtinës dhe Tiranës
Gjendja epidemiologjike në komunën e Preshevës dhe të Bujanocit është përkeqësur dukshëm nga koronavirusi ku si rezultat i kësaj ka ardhur edhe deri tek infektimi i shumë personave e disa edhe kanë humbur “luftën” nga virusi Covid-19 duke i marrë dhe jetën.
Për këtë situatë alarmante ka reaguar edhe kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa, i cili nëpërmjet një shkrimi u ka bërë thirrje Pushtetit Lokal në Preshevë e Bujanoc, pushtetit qëndrorë serb dhe dy qeverive shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës që t’u dalin në ndihmë qytetarëve të komunave të Preshevës e Bujanocit për të parandaluar koronavirusin, raporton Ministria e Lajmeve.
Postimi i plotë i z.Mustafa :
Situata aktuale me pandeminë Covid 19 fatkeqësisht po përkeqsohet edhe ne Luginën e Presheves, ashtu si dhe ne gjith kontinentin Europian dhe ne botë. Jemi dëshmitar të humbjes së më të dashurve të tyre në shumë familje në Luginë të Preshevës. Prandaj, e ndjejmë jo vetëm të nevojshme por edhe të domosdoshme ngritjen e zërit të arsyes drejtuar Pushtetit Lokal në Preshevë e Bujanoc, atij qendror në Beograd dhe dy qeverive të Shqipëris dhe Republikës së Kosovës që t’u dalin në ndihmë me përkujdes shëndetsor shqiptarve në këto dy komuna. Me këtë t’u ofrohet mbështetje e drejtperdrejt për tejkalimin e kësaj situate alarmante si pacientët e infektuar me Covid-19 poashtu edhe ekipet shëndetsore të shtëlive të shëndetit si ato publike poashtu edhe atyre private .Vetdijsimi i popullsisë për rrezikun e infekcionit dhe pasojat, ngritja e kapaciteteve shëndetsore në kuadro dhe paisje, sigurimi i një numri të caktuar Respiratorësh dhe hapsirë instalimi ku do shtriheshin pacientët, sigurim i mjaftueshem i tamponeve PCR në mënyr që të evidentohen rastet menjëher, e jo me Elisa test të bëhet hulumtimi kur dihet se antitrupat shumë më vonë fitohen permes sistemit imunitar pasi gjat kohë ka qëndruar virusi Covid-19 në organizëm. Sigurimi i mjeteve mbrojtëse: maskave, dorezave, vizirave dhe rrobeve mbrojtëse për puntorët shëndetsor, numri i te cilve gati është pergjysmuar gjer sot në shtëpit e shëndetit publik për shkakun se tanimë jan infektuar. Formimi i një Qendre me “Call Center” ku të gjithë qutetarët në nevoj në çdo kohë mund të thirrin dhe t’i marrin informacionet e nevojshme nga një ekip profesional mjeksorë, sepse çdo ditë shohim njerëz në halle duke frekuentuar sphtëpitë e shëndetit si ato publike por edhe private duke shpenzuar paranë e fundit per shërbimet shëndetsore që marrin: RTG, analiza të gjakut dhe trajtime me terapi. Ftoj, Ministrinë e Shëndetsisë në Republikën e Kosovës që pa humbur kohë, sa nuk është bë vonë të siguroj lokacion e staf të mjaftueshëm shëndetsor së paku në Gjilan enkas për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në mënyrë që me kohë të trajtohen dinjitetshëm pacientët shqiptar të këtyre tre komunave.
#kujdes PO e
InRM