Bota

Biden thellon epërsinë ndaj Trumpit me 3.5 milionë vota popullore

Kandidati demokrat për president Joe Biden është duke prirë me afër 3.5 milionë vota më shumë ndaj kundërkandidatit Donald Trump ose saktësisht 3 milionë e 499 mijë e 386 vota të cilat janë duke u përditësuar çdo moment.

Sipas sondazheve të Fox News, Biden ka 72 milionë e 297 mijë e 195 vota ndësa Trump ka 68 milionë e 797 mijë e 809 vota, ose përkthyer në përqindje Biden ka 50.4% ndërsa Trump 48%.

Biden tashmë ka thelluar diferencën me Trumpin në votë popullore duke tejkaluar edhe atë të Hillary Clintonit më 2016 e cila kishte 2 milionë e 868 mijë e 691 më shumë vota popullore se presidenti aktual ndaj të cilit humbi në vota elektorale.

Joe Biden aktualisht ka 264 vota elektorale dhe i nevojiten edhe 6 të tjera për të arritur shifrën e 270 votave elektorale që ia sigurojnë atij fitoren.Express