Kroaci, 34 viktima dhe 1.427 raste të reja me Covid-19
Autoritete shëndetësore në Kroaci kanë raportuar për 34 vdekje dhe 1.427 raste të reja me Covid-19,. Mbrojtja Civile njoftoi se numri i rasteve aktive arrin në 14.079. Midis tyre, 1.191 pacientë janë në spital, nga të cilët 112 janë në respiratorë.
“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci janë regjistruar 54.087 persona të infektuar me koronavirus nga të cilët 628 humbën jetën, 39.380 u shëruan, nga të cilat 2.048 në 24 orët e fundit”, njoftoi Mbrojtja Civile.
Aktualisht në vetëizolim janë 26.888 persona. Deri më tani janë testuar 514.176 persona, nga të cilët 7.013 në 24 orët e fundit