Sporti

Laura Fazliu me lehtësi mposht xhudisten serbe në Budapest

Sot është duke u zhvilluar dita e dytë e Grand Slamit në Budapest, ku janë duke garuar xhudistët kosovarë Laura Fazliu e Akil Gjakova.

Në meçin e parë Laura Fazliu shënoi fitore spektakolare ndaj xhudistes serbe, Anja Obradoviq.

Fazliu, që garon në kategorinë 63 kilogramë, e fitoi këtë meç me ippon.

Më raundin e dytë ajo do të përballet me hungarezen Szofi Ozbas.

Kurse Akil Gjakova, në 73 kilogramë, raundin e parë e kaluar pa luftë, derisa në të dytin përballet me gjeorgjianin Lasha Shavdatuashvili./koha