Nagip Arifi takon në Beograd ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi u takua sot në Beograd me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Boçka si dhe me ambasadorin e Republikës së Kosovës, z.Jetish Jashari.
Sipas deklaratës së z.Arifi, në takime me ambasadorët u bisedua për rrjedhat e fundit politike në Luginë të Preshevës, konkretisht në komunën e Bujanocit.
“Sot në Beograd zhvillova takime me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd z. Ilir Boçka dhe ambasadorin e Republikës së Kosovës z. Jetish Jashari, ku i njoftova me rrjedhat e fundit politike në Luginë të Preshevës, konkretisht në komunën e Bujanocit” deklaroi pas takimeve Nagip Arifi/rtvp