Lajme

SHBA: Duam të sigurojmë suksesin e marrëveshjes së Uashingtonit midis Kosovës dhe Serbisë

Ambasada Amerikane në Serbi është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë të përkushtuar për ta implementuar marrëveshjen e arritur në Washington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasada amerikane në Serbi, ka deklaruar se “nuk duhet humbur këtë mundësi për të filluar një kapitull të ri në stabilitetin, bashkëpunimin dhe suksesin e Ballkanit Perëndimor”.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar suksesin e marrëveshjeve të Uashingtonit të 4 shtatorit – ne nuk duhet ta humbasim këtë mundësi për të filluar një kapitull të ri të stabilitetit, bashkëpunimit dhe suksesit për Ballkanin Perëndimor!”, thuhet në postimin e ambasadës