Papa Françesku mbështet homoseksualët: Janë fëmijët e Zotit
Papa Françesku ka thyer tabutë. Kreu i Vatikanit ka mështetur homoseksualët në një intervistë të dhënë sot për dokumentarin “Francesco” të regjisorit amerikan Evgeny Afineevsky.
“Njerëzit homoseksualë kanë të drejtë të qëndrojnë në familje. Ata janë fëmijë të Zotit. Ne kemi nevojë për një ligj për t’u dhënë atyre mbrojtje ligjore” ,-tha ai.
Papa mbështeti bashkimet civile të të njëjtit seks për herë të parë në historinë e Vatikanit , deklaratë që pritet të sjellë shumë diskutime.
Fjala e Papës për këtë çështje ishte në mes të filmit, i cili shqyrtonte temat më të dashura për të, si mjedisi, varfërinë, migrimin, pabarazinë racore, të ardhurat dhe njerëzit më të prekur nga diskriminimi.
Gjatë kohës kur shërbeu si Kryepeshkop i Buenos Aires, Françesku kishte miratuar sindikatat civile për çiftet homoseksualë si një alternativë ndaj martesave të të njëjtit seks, por ai kurrë nuk kishte folur publikisht në favor të tyre si Papë.
Vitet e fundit, më tepër, kardinalë dhe personalitete të ndryshme pranë Papës kanë mbështetur të njëjtën linjë