Zyrtari që u arrestua për ‘avullimin’ e 2 milionë Eurove në thesar është anëtar i PDK-së
Labinot Gruda është zyrtari i arrestuar sot nga Policia e Kosovës si i dyshuar për ‘avullimin” e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.
‘Reporteri.net’ mëson se Gruda është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ka qenë drejtor për Buxhet dhe Financa në Komunën e Drenasit.
Por ai në nëntor të vitit 2018 ishte larguar nga kjo detyrë nga kryetari i Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ai ishte liruar nga detyra për arsye te tij personale.