Zvicra, shtëpia e një prej demokracive më të qëndrueshme në botë
Jeta në Zvicër është e qetë dhe ky vend shpesh renditet ndër vendet më të sigurta në Europë, për të jetuar dhe për të krijuar familje. Krimi i dhunshëm është i rrallë, megjithëse mund të jetë shumë pak aktiv në zonat turistike më të njohura. Nëse keni ndonjë emergjencë gjatë qëndrimit në Zvicër, telefononi në 117.
Zvicra nuk është vetëm vend i sigurt, po ashtu është shtëpia e një prej demokracive më të qëndrueshme në botë. Gjatë rënies ekonomike të fundit, Zvicra mbeti e padëmtuar, duke u bërë kështu një strehë e sigurt për investitorët, dhe me një ekonomi që ka papunësi shumë të ulët.
Zvicra është e njohur si vend i hapur për të huajt, me ç’rast më shumë se 20 për qind e popullsisë përbëhet nga punëtorët e huaj dhe të përkohshëm. Në Zvicër po ashtu janë katër gjuhë zyrtare, përfshirë këtu gjermanishten, frëngjishten, italishten dhe gjuha romake (me rrënjë latine). Meqë edhe gjuha angleze është mjaft e përhapur, mundësitë janë të shumta edhe për punëtorët që flasin anglisht. Megjithatë, ia vlen të provoni të mësoni ndonjë nga gjuhët lokale, në mënyrë që të përshtateni më shumë me jetën e re. /Albinfo.ch