Lajme

Grenell i gëzuar për zgjerimin e pikës kufitare në Merdare

I Dërguari Special i Presidentit amerikan për Negociatat e Paqes në Serbi-Kosovë, Richard Grenell, përmes një postimi në Twitter, e ka falënderuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për zgjerimin e pikës kufitare në Merdare.

Zgjerimi i kapacitetit të vendkalimit kufitar në Merdare, bazuar në marrëveshjen e Uashingtonit, u mirëprit nga i dërguari i SHBA-së për negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell dhe ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.

Grenel shkroi se ky ishte një veprim i madh, duke i shprehur mirënjohje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Është një veprim i madh. Falë Donald Trump, Serbia po e bën operacionale pikën kufitare në Merdare. Faleminderit Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar shkurt Grenell.