Kryesore

Në Kosovë filloi ekzekutimi i 60 milionë Euro për 36,679 biznese, të cilat kanë deklaruar 206,852 të punësuar

Sot, mbi 15,500 biznese, të cilat me kohë kanë përditësuar të dhënat (numrin e xhirollogarisë), kanë përfituar 37.3 milionë Euro. Në ndërkohë, pas përditësimit të xhirollogarive në EDI, Ministria e Financave, përmes Thesarit do të vazhdojë me ekzekutimin e pjesës së mbetur prej 22.7 milionë Euro.

Kjo masë është dizajnuar në bashkëpunim me komunitetin e biznesit dhe është planifikuar si njëra nga masat që në mënyrë direkte dhe të shpejtë do të mbështesë bizneset në adresimin e ndikimit negativ të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Në total, nga kjo masë prej 60 milionë Euro do të përfitojnë 36,679 biznese, të cilat kanë deklaruar 206,852 të punësuar.
Struktura e bizneseve përfituese siç është prezantuar në Tabelën 1, ilustron që përmes kësaj mase më së shumti përfitojnë bizneset e vogla të cilat punësojnë prej 1 deri në 50 punonjës (mbi 72% të mjeteve, ndërsa mbi 80% të mjeteve alokohen te bizneset që kanë deri në 100 të punësuar).

Tabela 1. Struktura e bizneseve përfitues